Trashëgimtari i fronit mbretëror të Shqipërisë, Princ Leka Zogu ka përfunduar mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë. Është publikuar dhe foto nga spitali, ku raportohet se Princ Leka është rrëzuar dhe ka dëmtuar dorën, e cila duket e fashuar dhe në foto. Fatmirësisht, Princi nuk ka pësuar lëndime serioze.