“Po hani e pini në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro”, reagon ashpër PD: Të kalojnë urgjentisht…

0
251

Ish-deputetja, Albana Vokshi ka reaguar sërish ndaj çështjes së pagave të pedagogëve, të cilët ende nuk janë paguar dhe qëndrojnë në pritje.

Vokshi shkruan:

“Buxheti i koncesioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here