Është vendosur që Konferenca e Donatorëve ku pritet që të mblidhen fonde në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, do të mbahet me 17 shkurt në Bruksel. Vendin e mbajtjes së konferencës e ka bërë të ditur, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë.
“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë. BE për Shqipërinë.” shkruan Soreca.