Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë për Express ka thënë se Mini Shengeni Ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën. Doris Pack po ashtu ka thënë se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale e minishengenit të shtyhet përpara pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës.
“Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Doris Pack.
Politikania gjermane tutje ka deklaruar se nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pajtohej që Mini-Shengeni ballkanik të jetësohej pa Kosovën atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë.
“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.