“I kishte prerë damarët në krahun e djathtë”, xhaxhai i gruas që u vra nga kunati në Paskuqan nxjerr detajet tronditëse: I gjuajti me shqelma dhe… (Flet edhe për burrin e viktimës)

0
252

Mbrëmjen e djeshme Paskuqani u trondit nga një krim i rëndë brenda familjes ku mbeti e vdekur Enkelejda Çapoku.  Pikërisht për këtë ngjarje ka folur edhe xhaxhai i viktimës, Shefqet Fjolla i cili tregon detaje nga krimi makabër i ndodhur në orët e vona të së enjtes.

Ai rrëfen Erdet Çapoku, autori i vrasjes, është futur me dhunë në shtëpi duke i gjuajtur derës. Më pas ai shtoi se e ka gjetur mbesën të pajetë, pasi Çapoku e kishte goditur dhe i kishte prerë edhe damarët.

“Ai erdhi me qëllim për ta vrarë. E kërcënonte mbesën time. Kishte urdhër mbrojtje. I ka gjuajtur derës me shqelma, ka hapur derën, i ka gjuajtur nënës edhe të bijës. I kishte prerë damarët në krahun e djathtë, ashtu e gjetëm”, rrëfeu xhaxhai i 39-vjeçares.

Xhaxhai tregoi edhe se për çfarë është dënuar me burg burri i Enkeleda Çapokut. “Bashkëshorti i mbesës time po bën 7 vjet në burg. Ai u ngatërrua me ca shokë dhe u dënua për punë droge. Nëna e mbesës jetonte me të që kur hyri i shoqi brenda. Nuk kam informacion për konfliktet e mëparshme”, tha Shefqet Fjolla për “FaxNews”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here