Do rikthehen protestat e opozitës? Gazmend Bardhi del me deklaratë të fortë dhe zbulon planin e PD

0
239

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas takimit me strukturat e partisë në Vaun e Dejës , është shprehur se në 2020 do të rikthehen protestat, duke thënë se largimi i qeverisë së Edi Ramës, është mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Këtë deklaratë Bardhi e bëri pas një takimi me strukturat e partisë në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Numri dy i PD theksoi se nuk ka datë konkrete për protestat, por sipas tij, objektivi kryesor për këtë vit është rikthimi i protestave.

“Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi.

Pjesë nga intervista e sekretarit të PD-së nga Vau i Dejës 

Pyetje: Cili është qëllimi i takimeve me strukturat e PD?

Gazment Bardhi: Janë takime të organizuara në dy degë të qarkut të Shkodrës, që vijnë pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Lezhës dhe Kukësit. Sigurisht, kemi bërë një bilanc me strukturat e partisë mbi zhvillimet politike gjatë vitit 2019 dhe, bashkërisht, kemi caktuar objektivat për vitin 2020.

Pyetje: Sapo ka nisur 2020, cili është plani i opozitës? Do të ketë rikthim të protestave edhe përse tërmeti ndryshoi axhendën?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019.

Pyetje:  A do t’u riktheheni protestave?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

Pyetje: A ka një datë konkrete?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here