“Si dështoi plani i parë për ta vrarë”, flet gjenerali amerikan dhe tregon prapaskenat për vrasjen e Qasem nga Trump: Soleiman më i rrezikshëm se Bin Laden

0
331

Gjenerali Amerikan Michael D Barbero i cili ka pasur nën komandë në Irak edhe trupat shqiptare, gjatë një takimi për samitin e Natos ka folur edhe për vrasjen e gjeneralit famëkeq Qasem Soleiman, nga një sulm ajor i urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se Amerika nuk kërkon falje për vrasjen e Soleiman, ndërsa e ka cilësuar atë si një person më të rezikshëm se Osamo bin Laden. Sakaq më tej tregon se kur ka qenë me shërbim në Iran, kohë më parë, kanë dashur që ta vrasin Qasem por ai nuk ua dha mundësinë sepse ishte i zgjuar.

“Sulmi për të vrarë Qasem Soleiman ishte i rëndësishëm. Më e rëdësishme se vrajsa e Osamo bin Laden. Ai ishte njeri i rëndësishëm në Iran. Të gjitha pikat e pastabilizuara kishin gjurmënt e tij. Nuk do kishte luftëra nëse sdo të jepej urdhi i tij. Gjatë kohës që kam qenë në Iran në shërbim, të gjitha suklmet që vinin nga shiitët ishin të trajnuara dhe udhehequra nga Qasem. 700 militantë kanë vdekur nga sulmet e Soleiman. E kaluara e tij e bëri atë të trajtohej si terrorist. Kemi patur përvoja të këqija me sulmet që i kanë ndodhur ambasadës. Nëse do të vinte në Irak gjatë kohës që ne ishim atje do të bënim të njëjtën gjë, por ai ishte i zgjuar dhe nuk erdhi. Nuk kërkojmë falje për vrasjen e Soleiman”, ka thënë Barbero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here