Shpërthehet me eksploziv makina e politikanit serb në veri të Kosovës, Policia jep informacionet e para

0
267

KosovaPress raporton se është djegur mbrëmë makina në pronësi të deputetit serb Sllavko Simiç.”Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiç në Leposaviç, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiç. Automjeti është djegur i tërë”, kanë thënë burimet e policisë.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviç, por nuk ka dhënë detaje shtesë.  Simiç përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here