Disa detaje të reja janë zbardhur dosjen hetimore të vrasjes së Kastriot Reçit me snajper, ku duket se prokuroria ka siguruar të paktën dinamikën e ngjarjes.
Abc News shkruan se në dosjen hetimore, personi i dyshuar si qitësi që vrau Kastriot Reçin ka hyrë në pallatin 9 katësh në orën 06:35 minuta.
Kamerat kane fiksuar momentin kur personi në fjalë ka zbritur nga një makinë tip “Mercedes Benz” ngjyre gri. Pasi ndalon, ai ka hapur derën e djathtë të pasme të makinës dhe ka nxjerrë dy çanta. Njëra është çantë e thjesht, kurse tjetrën prokuroria e cilëson si “çantë për mbajtjen e armëve të gjata”. Kamerat e kanë fiksuar personin mashkull të veshur me një xhup me vija horizontale.
Më pas, kamerat kanë fiksuar gjithashtu se në orën 12:07 ka dalë një person i gjatë, me flokë të gjata të kapura bisht nga mbrapa dhe me fustan duke u larguar me shpejtësi në drejtim të tregut.