E trishtë/ Çifte me fëmijë, të sapomartuar dhe studentë. Dalin fotot e viktimave nga rrëzimi i avionit në Iran

0
279

Shumë familje, fëmijë e çifte të rinjsh janë në mesin e 176 pasagjerëve viktima në aeroplanin që u rrëzua pak pas ngritjes në Iran dje. 

Mediat e huaja kane publikuar edhe emrat dhe fotot e disa prej tyre. Dy nga familjet qe u shuan ne aksidentin tragjik i perkasin nje cifti suedez Raheleh dhe Mikael Lindberg, 37 dhe 40 vjeç, qe humbej jeten së bashku me dy djemtë e tyre të vegjël Erik, nëntë vjeç dhe Emil, shtatë vjeç.

Familja e dytë, nga Edmontoni, Kanada, qe u shua gjithashtu ishte ajo e Pedram Mousavi, 47 vjeç dhe gruaja e tij Mojan Deneshmand, 43 vjeç, të cilët punonin të dy në Universitetin e Albertës, Kanada. Se bashku me ta humben jeten edhe dy vajzat e tyre të vogla Daria, 14 vjeç dhe Darina 10.

Pesëmbëdhjetë fëmijë, duke përfshirë një dy vjecar, u konfirmuan në mesin e të vdekurve, të cilët kanë kombesi iraniane, kanadeze, ukrainase, suedeze, afgane, gjermane dhe britanike.

Ne mesin e viktimave ishte edhe nje cift i ri, Arash Pourzarabi, 26 vjeç dhe Pouneh Gourji, 25 vjeç, nga Edmonton, i cili kishte shkuar në Iran për t’u martuar.

Te rinjte ishin studentë të shkencave kompjuterike nga Alberta. Shumë prej viktimave ishin duke u kthyer pas pushimeve te dimrit.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here