Alketa Vejsiu ‘i nguli thikën’ pas shpine, Getoar Selimi i nxehur e telefonon me urgjencë, por reagimi i moderatores nuk pritej

0
273

Alketa Vejsiu ‘thumboi’ pak ditë më parë motrat Marina dhe Luana Vjollca  duke postuar në revistën e saj disa foto të tyre të shkrepura në Dubai, ku bukuroshet e ekranit po kalojnë pushimet këto ditë se bashku me partnerët e tyre. Alketa bëri një përshkrim-paralelizëm se pse shqiptarët pëlqejnë ‘bukurinë arabe’ me sheikë, forma të kolme, e buzë të fryra; e jo atë italiane e franceze

Por, duket se ky postim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Marinës, reperit Getoar Selimi, pasi burime për “Anabel.al” bëjnë me dije se Getoari ka tentuar vazhdimisht të komunikojë me Alketën, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur.

Pas mesazheve dhe tentativës së reperit për të folur me moderatoren Vejsiu, “Revista Class” editoi statusin përbri fotos së motrave Vjollca duke shkruar thjesht: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Kujtojmë se veprimi i Alketës ishte një thikë pas shpine për Getoarin edhe Marinën, pasi vetë ajo rreth dy vite mëe parë organizoi dasmën e tyre madhështore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here