Bëhet me dije se ditën e sotme janë planifikuar të prishen 5 banesa në Unazën e Re, në kuadër të ndërtimit të ”Lotit 1′ të projektit të ”Unazës së Re”.
Ndërtesat që do të prishen nuk i kalojnë dy kate lartësi dhe sipas raportimeve shembja e tyre nuk do të zgjasë më shumë se deri në orën 4 të pasdites pasi operacioni deri më tani nuk ka pasur ndërprerje dhe përplasje me banorët.
Prishja e tyre do të bëhet me shpërthim të kontrolluar. Aksionit i janë bashkuar edhe efektivët e FNSH. Në vendngjarje të pranishëm janë edhe forcat zjarrëfikëse dhe ambulanca.
Situata momentalisht duket shumë e qetë, pasi nuk ka pasur rezistencë dhe asnjë përplasje mes pronarëve të banesave dhe autoriteteve.