Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Kastriot Ruçi. 47-vjeçari u vra sot në Rrëshen, teksa dilte nga lokali i tij. Policia ka gjetur në një pallat një sjnaper, me të cilin mendohet se është qëlluar Ruçi. Ky i fundit u vra me një plumb.
Arma e krimit mund të çojë më pranë autorëve dhe identifikimit të tyre, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.