Gazetari Artan hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Tropojë ku mbeti i vrarë 47 vjeçari Guxim Gjuriqi.
Sipas Hoxhës vrasja e 47 vjeçarit është vazhdën e serisë së vrasjeve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve.
Ai i bën thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vrasjesh si në 1999-2000.
“Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5 janar 1998 është vrasja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u vra i vëllai i tij Shkëlqim Haklaj“, tha gazetari Hoxha.
“Policia duhet të marrë masat që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vrasjesh si në 1999-2000.
Nuk mundet që personat që jetojnë atje të mos reagojnë ndaj kësaj vrasjeje pasi vetë vendi, shoqëeria, ambienti nuk ua lejon këtë. Prandaj policia duhet të gjejë autorët për të shmangur një seri të re vrasjesh“, tha Hoxha në abcnews