“Lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve”/ Kirurgu shqiptar guxon shumë: Diabeti shërohet me operacion, ja fotot!. Njerëzit alarmohen: Ç’organ ke hequr more?!

0
668

Janë me mijëra persona që vuajnë dhe janë diagnostikuar me diabet të tipit 2, shumica prej tyre edhe fëmijë. Kjo sëmundje është e rrezikshme pasi mund të mjekohet me medikamente apo balanc dhe kontroll në ushqim, por jo që të kurohet plotësisht. Ndoshta ky mund të jetë një super-lajm që kirurgu Arbër Morina, endoskopist në Kosovë ka shpallur publikisht një risi shkencore në kirurgjinë metabolike: Shërimin e të sëmurëve me diabet të tipit 2.

Mjeku Morina shprehet “lamtumirë insulinë” dhe së këta të sëmurë shërohen tashmë përjetësisht me një operacion.

Morina ka publikuar disa fotografi të operacionit që ka kryer dhe që kanë ngjallur interesin e madh të lexuesve, po dhe frikën dhe dyshimet nëse kjo risi nuk paraqet rreziqe.

Mesazhi i doktorit në Fb:

“Risi shkencore në kirurgjinë metabolike . Diabeti mellitus tip – 2 ( insulinë dhe jo insulinovartës ose sëmundja e “ sheqerit”, obeziteti morbid, trashja mbinormale tashmë shërohen përjetësisht me një teknikë minimale invazive me 99% sukses. 

Lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve dhe komplikacioneve nga diabeti.

Jeta është një dhe shumë e bukur, jetojeni atë me sa më pak komplikacione të mundshme.

Mirëpo, guximin e tij për këtë arritje në mjekësi, e kanë parë me skepticizëm të madh dhjetëra ndjekës të tij, që të shokuar, duke parë organin që ka heur doktori me operacion e pyesin : Çfarë është ky? Çfarë ky organi që keni hequr dhe a mund të jetohet pa të?

Të tjerë akoma shkojnë më larg duke mallkuar prokurorinë që nuk vepron në Kosovë dhe nuk i heq licensën Dr. Palaços. Ja mesazhi i doktorit dhe shkrimet në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here