I goditën makinën me mjete të forta për herë të dytë, befason Fatos Lubonja: Kush dyshoj se mund ta ketë bërë

0
224

Kjo është hera e dytë që makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja, dëmtohet. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve automjetin e Lubonjës.

Lubonja tha se dyshon që akti është kryer për shkak të urrejtjes që personi mund të ketë me qëndrimet që ai mban ndaj politikës në studiot televizive.

“Rol” te sulmi, sipas Lubonjës, kanë patur edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili i quan analistët qenër.

“Duket e qëllimtë se nuk kishte ndonjë vjedhje ndonjë gjë. Nuk ishin hapur dyert aty. Një akt vandal them unë, ndonjë urrejtje. Nuk është ai person me probleme mendore, ai është i arrestuar. I mbetet policisë, prokurorisë të hetojë. Por unë nuk është se kam probleme personale me njerëz. Ndaj unë mendoj që është për urrejtje për qëndrimet që unë mbaj. Janë edhe deklaratat e kryeministrit që sheh qentë dhe thotë shkoni ndiqeni atë analistin. Këto deklarata nxitin urrejtje. Këto janë forma vandale që të kthejnë pas”, tha Lubonja në news24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here