Erdogan: Vrasja e një gjenerali si Soleimani, nuk do kalonte pa përgjigje në çdo vend

0
244

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar për CNN Turk se vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nuk duhet të kalojë pa përgjigje. “Besoj se vrasja e nje komandanti nga maja e ushtrisë në çdo vend nuk do të lihej pa përgjigje. Është kruciale që tani të merret kontrolli i krizës që mund të shkaktojë dëme për të gjitha palët e përfshira”, tha ai. Në një formë apo në një tjetër, presidenti turk ka paralajmëruar se ai beson se Irani nuk do të qëndrojë duarlidhur para asaj që ka ndodhur, ndonëse nuk ka sqaruar nëse e mbështet një gjë të tillë apo jo. Turqia është një vend që ka ndërmarrë së fundmi një angazhim ushtarak në Libi, akt për të cilin ka hasur në kundërshtinë edhe të SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here