“Ej Trump i çmendur, ti je simboli i budallallëkut”, vajza e gjeneralit iranian lëshon paralajmërimin e fortë: Ditë të errëta do të vijnë për Izraelin dhe SHBA-në!

0
270

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani janë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme. Vajza e Soleimanit, duke folur përballë një turme të madhe njerëzish gjatë homazheve për babain e saj, paralajmëroi se vdekja e tij do të sjellë zgjim të frontit të rezistencës dhe do të sjellë ditë të errëta për Izraelin dhe SHBA-në.

Zeinad Soleiman tha se plani djallëzor i presidentit Trump për të shkaktuar ndarjes mes dy kombeve, Iranit dhe Irakut, duke vrarë Soleimanin dhe liderin e milicisë irakene, Abu Mahdi Al- Muhandis ka dështuar.

 “Trump, ti kumarxhi impulsiv, plani yt djallëzor për të shkaktuar ndarje mes dy kombeve, Irakut dhe Iranit, me gabimin tënd strategjik të vrasjes së Qasem dhe Abu Mahdi ka dështuar duke shkaktuar unitet historik mes dy kombeve dhe urrejtjen e tyre të përjetshme të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha Zeinab Soleimani.

“Ej Trump i çmendur, ti je simboli i budallallëkut dhe një lojë në duart e Zionitëve ndërkombëtarë,(lëvizja popullit hebre) shtoi ajo përballë një turme të madhe njerëzish që marin pjesë në funeral, informon CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here