Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku. Pas shumë aludimeve në media, çifti ka zgjedhur më në fund të pranojë në publik lidhjen me anë të një ‘kartoline’ ku urojnë vitin e ri 2020.
Dembacaj ka postuar disa foto ku pozon krah partnerit të saj, të cilin e shoqëron me një përshkrim ironizues për titujt e mediave.
“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi”, shkruan Dembacaj.











































