Detaje të reja nga vrasja në Tropojë, autorët qëlluan me breshëri nga një makinë në ecje, disa të shoqëruar

0
336

Autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Raportohet se autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Por ndërkohë janë shoqëruar edhe dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje. Sipas Bezat, Policia është njoftuar pak pas mesnate nga banorë të zonës të cilët ishin rreth e rrotull në momentin e ngjarjes.

Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here