Zbardhet pasuria e kryetares së KLGJ-së, llogaritë bankare dhe shtëpia që shprehet se ia kanë dhuruar prindërit (DEKLARATA)

0
320

Janë publikuar deklaratat e pasurisë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Për pasurinë e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami në publikimin e aksesipërdrejtësi.al deklarohen 2 llogari bankare njëra me gjendje 25 000 euro ndërsa tjetra me gjendje 200 000 lekë.

Sipas deklaratës së Llagamit së bashku me bashkëshortin janë pronarë me pjesë takuese, 75% deklaruesja dhe 25% i shoqi, të një apartamenti banimi 2+1 në Tiranë, të paregjistruar, me sipërfaqe 97.4 m2 dhe me vlerë 41 795 Dollarë. Më tej thuhet se kjo pasuri është përfituar si dhuratë nga prindërit e LlagamiT (50%) dhe pjesa tjetër (50%) është blerë nga bashkëshortët nga një shoqëri sipas kontratës së porosisë.

Anëtarja e KLGJ zotëron disa llogari rrjedhëse me të ardhura të fituara nga konsulenca ndër vite, me gjendje aktuale 2 422 Euro.

Makina të cilën ka në pronësi Nureda Lllagami është mjet i tipit Volkswagen Passat që kap vlerë e 13 000 Euro. Në deklaratë thuhet se këtë makinë e ka blerë nga të ardhurat personale. Kryetarja e KLGJ nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here