Era e fortë ka përfshirë shumicën e territorit të vendit gjatë ditës së sotme. Si pasojë era e fortë që përfshiu vendin ka rrëzuar edhe pemën e Vitit të Ri në sheshin ‘Skënderbej’.
Sipas Institutit meteorologjik era e fortë që ka përfshirë vendin do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h, duke krijuar kështu edhe në det dallgë 4-5 ballë.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes së portit të Barit do ndalojnë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.
Gjitashtu edhe te kryqëzimi i rrugës Myslym Shyri pranë ‘Tajvanit’, një pemë është rrëzuar krejtësisht për shkak të erës së fortë.