Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej kohësh, është arrestuar nga policia italiane brenda një hoteli luksoz, në të cilin kishte rezervuar për të kaluar festat e fundvitit.
Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari me iniciale A.A u kap mëngjesin e djeshëm në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi.
Ai kishte paraqitur dokumente false te recepsioni, por u zbulua pasi fotoja në dokument ishte shumë ndryshe nga vetë personi, dhe pas kësaj punonjësit patën dyshime të forta, aq sa njoftoi policinë.
Policia e kishte shpallur në kërkim pasi shqiptari akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge, madje ishte emër i njohur, pasi ishte dëbuar më parë nga Italia.
Ai u shoqërua nga policia dhe pas verifikimeve do të deportohet nga aeroporti i Fiumicinos, për në Shqipëri. Zbulimi i tij ishte fare i thjeshtë, mjaftoi një kontroll i shenjave të gishtave për ta kuptuar se ishte ai që kërkohej nga policia.
Ai ishte dënuar më parë në moshën 19 vjeç për krime të rënda, rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh, ndërkohë që më pas ishte bërë pjesë e një rrjeti trafiku droge