Radhë e gjatë në doganë! Dyndje në Kakavijë dhe Kapshticë, hyrje-daljet me shifra të orëve të fundit

0
291

Një fluks i vërtetë me udhëtarë që hyjnë dhe dalin në pikat e kalimit kufitar që lidhin me Greqinë, me afrimin e Vitit të Ri. Gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia Kufitare e Kakavijës, janë përpunuar një numër prej 11097 shtetasish në hyrje-dalje.

Prej tyre 6989 kanë qenë në hyrje dhe 4108 të tjerë në dalje. Ndërkohë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë kanë hyrë 4900 persona dhe kanë dalë 3779 shtetas.

Aktualisht në Kapshticë po punohet me shtatë sportele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here