Miqësore në muajin mars, njihuni me kundërshtarin e Shqipërisë

0
357

Shqipëria do të përballet në një sfidë miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars të vitit 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi zyrtar.

FSHF shkruan:

Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here