Gjykata e Apelit të Vlorës ka liruar nga burgu shtetasin Ahmet Isufajn, xhaxhain e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Mësohet se Isufaj kërkohet nga drejtësia kosovare për trafik droge.
Sakaq, bëhet me dije se vendimi nga ‘Arrest me burg’ në ‘Arrest Shtëpie’ u morë dy ditë më parë.
Kujtojmë që nipi i tij, Ben Qimja konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar të Policisë italiane, ndërsa ishte arrestuar në Shqipëri një vit më parë. Ai është akuzuar gjithashtu nga Prokuroria për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por që nuk është provuar në Gjykatë.