Vettingu në Polici, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit merr vendimin për Drejtorin e Verifikimit të Pastërtisë së Figurës në SHÇBA, ja çfarë u vendos

0
522

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHCBA në Tiranë. Në seancën e zhvilluar para KJV-së, më 20 dhjetor, trupa gjykuese doli në përfundimin se Sulejmani ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai kishte deklaruar si pasuri, një apartament të blerë në Golem të Kavajës në vlerën e 31 mijë e 955 euro, që kishte si burim, kursime dhe shitjen e një toke në Kamzë, një makinë të blerë për 950 mijë lekë dhe një apartament në “Don Bosko”, Tiranë. Apartamenti në Tiranë, ishte ende i pahipotekuar dhe rezultonte në emër të babait të Sulejmanit.

Vettingu për të u krye në të trija shtyllat, ndërkohë që sipas KJV-së, nuk ka të dhëna që Sulejmani të ketë patur kontakte apo miqësi me persona të inkriminuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here