Vdekja e kryekomisarit Bajram Hajdarmataj, Gjykata e Durrësit jep vendimin për drejtorin e Kavalishencës (EMRI)

0
366

Gjykata e shkallës së parë në Durrës liron nga burgu drejtorin e Kavalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda. Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here