Zbardhet strategjia e taksës së pronës, do të nisë të zbatohet në 61 bashkitë nga tremujori i dytë 2020, ja detajet

0
296

Taksa mbi pronën do të nisë të aplikohet në të gjithë territorin duke nisur nga tremujori i tretë i vitit 2020, ndërkohë që në këtë moment qeveria do të ketë edhe një sistem të përmirësuar elektronik për mbledhjen me efektivitet të saj. Sipas Strategjisë Sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike 2019–2022, përcaktohen hapat që do ndjekë ky dikaster bashkë me njësitë vendore për futjen në fuqi të taksës mbi pronën sipas vlerës së zonës mbi ndërtesat, ashtu si dhe mbledhjen e saj. Sipas afateve kohore të parashikuara nga ministria, Ligji mbi taksën e Pronës do të jetë aprovuar nga Parlamenti përpara tetorit të vitit të ardhshëm, periudhë në të cilën do të zhvillohet edhe Versioni i dytë i sistemit IT të taksës së pronës me funksionalitet e CAMA-s i përmirësuar. Në tremujorin e fundit të vitit 2020 është parashikuar një fushatë e dendur informuese në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të vetëdijshëm se taksa e bazuar në vlerën e tregut mbi ndërtesat do të zbatohet. Po në këtë hapësirë kohore, duhet të jetë përfunduar trajnimi i stafeve të të gjitha bashkive për të bërë të mundur vjeljen me efektivitet të saj. Paralelisht do punohet edhe për krijimin e hartës me zonat e vlerave për ndërtesat në të gjitha bashkitë. Aktualisht taksa e pronës mblidhet në disa prej qyteteve kryesore në vend dhe llogaritet 0.05% e vlerës së saj, e cila ndryshon në varësi të zonës ku ajo ndodhet, ndërsa për biznesin, niveli i taksës është 0.15% e vlerës. Që prej muajit tetor të këtij viti, qytetarët kanë nisur vetëdeklarimin e pasurisë së paluajtshme. Nga 200 mijë abonentë që numëron Ujësjellësi Tiranë, vetëm 50% e tyre kanë bërë deklarimin e sipërfaqes së pronës. Çka do të thotë se gjysma e objekteve në Tiranë po faturohen me sipërfaqe deri në 100 metra katrorë. Sipas të dhënave nga ujësjellësi bëhet me dije se pas tërmetit të 26 nëntorit ka nisur puna për ndërprerjen e kontratës për ato objekte që kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa për rreth 2000 familje që kanë pësuar dëmtime në banesë është falur fatura e ujit për muajin nëntor, sëbashku me shpenzimet e tjera që përfshihen në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here