“Për Zotin, me asnjë femër të showbizit nuk do doja lidhje”, aktori i njohur shqiptar e thotë ‘troç’ dhe arsyeja i la të gjithë pa fjalë: Fusha jonë është e qelbur!

0
336

I ftuar në emisionin ‘Glamour’ aktori i njohur Olsi Bylyku teksa foli për jetën e tij private dhe atë artistike, u shpreh se nuk do të donte që të kishte lidhje me asnjë femër të showbizzit shqiptar, pasi asnjëra prej tyre nuk e ka tërhequr.

Olsi ka theksuar se fusha ku ai punon është një fushë e qelbur dhe se ai ka vendosur që nuk do të bëhet asnjëherë pis në ‘kënetën’ ku ndodhet.

Biseda:

Moderatoja: Nëse ti nuk do të ishte i lidhur ose i dashuruar, me cilën nga femrat e njohura do doje të kishte një lidhje?

Olsi Bylyku: Me asnjë, për Zotin. Unë nuk është se kam qenë aq humbamen sa…., shyqyr më ra një, a më kupton. Unë kam pasur kontakt me çdo lloj artisti shqiptar dhe çdo lloj figure publike femër qe ka emër dhe asnjëra me thënë të drejtën nuk më ka lënë asnjë kështu, dmth që ajo filanija të më ketë ngelur pikë. Nuk është puna kush të ngacmon ose kush nuk të ngacmon, kjo fusha jonë është fushë e qelbët me thënë të drejtën dhe unë gjithmonë me veten time kam thënë që unë kurrë nuk do të bëhem pis nga këneta ku jam, aty ku unë lundroj. Unë dua gjatë gjithë kohës që të arrij majat e kësaj gjëje që po bëj  dhe dua të jetoj gjithmonë normal. Do doja ndonjëherë që të mos ishte leku fare si gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here