Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i ka bërë kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shtim të numrit të prokurorëve.
Ai ka nisur shqyrtimin e dosjeve të 15 prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK dhe për këtë i ka kërkuar KLP të ketë në krah Vladimir Marën dhe Dritan Prençin.
Sakaq bëhet me dije se 15 prokurorët kanë shprehur vullnetin të punojnë në SPAK dhe provizorisht.
Kujtojmë që SPAK ka dy vende vakancë, të cilat duhen përmbushur brenda javës.
Emrat e 15 kandidatëve final për SPAK-un:
Altin Dumani
Anton Martini
Elisabeta Imeraj
Arben Kraja
Doloreza Musabelliu
Klodian Braho
Enkeleda Millonaj
Manjola Kajana
Edvin Kondili
Ened Nakuçi
Elida Kaçkini
Ndini Tavani
Behar Dibra
Anita Jella
Besnik Muçi