Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarkun Kukës dhe lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Gjithashtu, priten reshje të dobëta bore në verilindje dhe lindje të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 12 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 3 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.