Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës. Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.
Mësohet se brenda 24 orëve, në Kapshticë kanë hyrë 826 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Po ashtu mësohet se aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve.