David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe shantazh, është lënë në qeli. Rebeshi u kap në zonën Viterb-s në Itali, pasi kishte ndryshuar mbiemrin e tij, duke marrë atë të gruas.
Akuzat mbi David Rebeshin:
Ai është emër i njohur për policinë italiane, pasi ishte pjesë e bandës së të vëllait, Ismail Rebeshit. Në shkurt 2017 ai u kap me 38 kilogramë drogë dhe u dëbua nga territori italian për pesë vjet dhe u dënua për në Shqipëri. Por pas arrestimit, në gusht David Rebeshi, bashkë me 4 shqiptarët të tjerë, 24-vjeçarin me iniciale K.A., 23-vjeçarin me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç, janë lënë në burg nga Gjykata italiane. Ata u arrestuan nga Policia pas një kurthi të ngritur nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dorëzonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.
“Do të të djegim lokalin dhe do të vrasim familjen” – ishin kërcënimet që kishte marrë biznesmeni italian për të dhënë 5700 euro. Objektivi i 30-vjeçarit David Rebeshi ishte të mblidhte sa më shpejt paratë për të paguar shpenzimet gjyqësore për të vëllain, Ismailin. Por plani nuk shkoi siç duhet.
I pandehuri Sokol Dervishi
Njëri prej shqiptarëve të arrestuar, pjesë e grupit mafioz ku bënin pjesë dy vëllezërit, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Bëhet fjalë për Sokol Dervishin për të cilin do të ketë ulje të një të tretës së dënimit të dhënë. Dervishi konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ismail Rebeshit por ai ka bashkëpunuar me karabinierët dhe ka treguar detaje nga aktiviteti kriminal i bandës. Ky i fundit ka treguar se porositë e Ismalit nga burggu, po shkonin për të vëllain e vogël David, i cili do të vazhdonte të drejtonte bizneset familjaret aktivitetin krminal jashtë. Dervishi ka nxjerrë zbuluar anëtarët bandës.
Kush është Ismail Rebeshi?
David Rebeshi është vëllai i të ashtuquajturit “bos mafioz” të Viterbes, Ismail Rebeshi, i cili u arrestuar një vit më parë nën akuzat e trafikut të drogës dhe posedimit të armëve. Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vite u bënë tmerr në Viterbo, duke kontrolluar gjithë qytetin, të ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Tashmë Ismail Rebeshi është në qeli./ il mesagerro.it