Betelgeuse, një yll i madh dhe i ndritshëm në yjësinë e Orionit ka nisur duke u zbehur që nga tetori dhe mund të shkojë në supernova, thonë astronomët.
Dhjetëra shkencëtarë nga e gjithë bota spekulojnë se së shpejti mund të shpërthejë.
Betelgeuse, një yll rreth 1400 herë më i madh se Dielli do të shpërthejë, thjesht është çështje kohe, është fund i jetës dhe do të përfundojë në një event supernova, tha astronomi Dave Eagle
Ylli ka një “shkëlqim shumë të ndryshueshëm” dhe një model të rregullimit të errësimit, por astronomët thonë se periudha e fundit e errësimit “duket të jetë e ndryshme”.
Studiuesit nga telegrami Astronom, një vend ku ekspertët ndajnë gjetjet astronomike thonë se është më e zbehta në këto 50 vjet vëzhgime.