Stoltenberg: Siguria e Evropës nuk mund të varet nga armët bërthamore franceze

0
334

Garancia e sigurisë bërthamore dhënë Evropës nga SHBA nuk mund të replikohet nga armët bërthamore franceze, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Presidenti francez Emmanuel Macron ndezi një debat të nxehtë brenda NATO-s me komente të botuara muajin e kaluar mbi “vdekjen klinike” të aleancës mbrojtëse transatlantike. Ngjarjet e fundit në Siri kanë bërë që Macron të vërë në dyshim besueshmërinë e SHBA-së nëse Evropa do të ishte sulmuar duke argumentuar se “kontinenti duhet të rrisë aftësitë e tij të mbrojtjes”. “Franca di se si të mbrohet. Pas Brexit, ajo do të bëhet fuqia e fundit e mbetur bërthamore në Bashkimin Evropian”, deklaroi Macron në një intervistë për revistën “Economist”. Por, sipas Stoltenberg, armët bërthamore franceze nuk do t’i ofrojnë NATO-s një alternativë të zbatueshme. “Armët amerikane janë pjesë e parandalimit bërthamor të NATO-s, diçka që ne e bëjmë së bashku. Ne u përpoqëm dhe testuam procedurat”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here