Aktori, Laert Vasili ka denoncuar ditën e djeshme me foto dhe video faktin ku pretendon se është dhunuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Vasili akuzonte regjisorin Robert Rudina se i kishte ngulur gishtat në fyt, dhe për këtë shkak ai kishte përfunduar në spital.
Akuzat u mohuan nga artistët e Aleancës, në videot e të cilëve shihej qartë që ishte Vasili ai që kishte provokuar, madje kishte hequr dhe banerat e vendosura në hyrje të Teatrit.
Gjatë ditës së sotme regjisori Budina është paraqitur në komisariatin e Policisë ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, ndërsa tha se Vasili nuk mund të bëjë pis kauzën për Mbrojtjen e Teatrit, që ka arritur të mbijetojë tashmë prej dy vitesh.
“Ka pasur një kallëzim ndaj meje për dhunë, gjë që nuk është e vërtetë, dhe unë dhashë dëshminë time në polici.
Ky është një sulm i hapur, personal i Laert Vasilit, ndaj kësaj lëvizjeje që ka bërë diss gjithë paragjykimet ndaj saj. Jam shumë i lumtur për sjelljen që pati nga policia e shtetit, dhe për këtë jam i lumtur, që më në fund ka raste pozitive në shoqërinë shqiptare.
Ne po përcillnim trupën austriake, personi në fjalë kishte grisur banerin, shkova atje, dhe gjeta një grup qytetarësh të irrituar, u përpoqa që ti ndaja pasi ne kemi punuar bashkë. Bëra gjithçka që të shmangia konfliktin verbal mes tyre. Ne dhamë të gjitha provat dhe dëshmitë e asaj që ka ndodhur, ajo që për mua është shumë e rëndësishme që të dalë në dritë e vërteta.
Ai donte me çdo kusht që të bënte këto veprime që bëri, është shumë i vogël përpara kësaj kauze, ai nuk ka këllqe që të prishë një çështje që mbahet prej dy vitesh, nga qytetarë që rrinë nga 24 orë në 24 aty. Unë u përpoqa me çdo kusht që të largoja njerëzit tanë, ne nuk donim që ai të largohej, në mënyrë që të jepte llogari në polici, pasi grisi banderolën.
Janë kamerat e sigurisë së Ministrisë, që mund të nxirren dhe të kuptohet se kush ka ushtruar dhunë aty. Ishte ai që më thërriti “Berti, Berti…””, përfundoi Budina për Fax Neës.