Biznesmeni ‘gay’ Elton Ilirjani ka reaguar pasi Laert Vasili, denoncoi publikisht faktin që ishte dhunuar.
Në disa komente në statusin e aktorit, Ilirjani shihet që e ngushëllon Vasili dhe i thotë që të ketë kujdes më ato ‘kafshët’, referuar aktorëve të tjera.
“Këta janë rrugeçër, të sëmurë mendorë!!! Kujdes Veten. Laert Vasili, të kanë zili se je i vetmi artist në Alvani,”– shkruan ai ndër të tjera, ndëkohë që mes dy burrave nuk kanë munguar shkëmbimet e lutjeve virtuale dhe trëndafilave.
“Je dhe më i bukuri,kujdes me kafshët aty,”- vijon më tej biznesmeni.
Laert Vasili publikoi sot një video dhe disa foto, teksa shkruante se është dhunuar nga Robert Budina dhe disa kolegë të tjerë. Në foto ai shihet i shtruar në spital, ndërsa pamjet e sotme nuk tregojnë një aktor të rrahur. Ndërsa kolegët e tij, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e akuzojnë Vasilin për grisje posterash dhe banderolash.
