Fituese e “Festivalit të RTSh-së” që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, duke lënë në vend të dytë Elvana Gjatën me këngën “Me tana”. “Rtsh.al” ka publikuar pikët e plota për konkurrentët, të votuar nga juria e përbërë nga Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.