Në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë është gjetur një makinë e djegur.
Makina është tip ‘Renault Clio’ dhe është gjetur anash rrugës e braktisur, ndërkohë që nuk dihet ende se kujt i përket.
Targat e automjetit janë AA 442 RX dhe nuk dihet nëse janë të rregullta apo të falsifikuara për tu përdorur në ngjarje kriminale.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit.