Prej muajsh përflitej se fituesja e ‘Festivalit të Këngës’ në RTSH ishte paracaktuar të ishte Elvana Gjata, mirëpo mbrëmja e djeshme na vërtetoi krejt të kundërtën pasi triumfoi këngëtarja Arilena Ara.
Elvana Gjata u rendit e dyta, mirëpo nga reagimi i saj duke braktisur skenën menjëherë pas marrjes së çmimit dhe fakti që nuk pori pjet në spektaklin ‘post festival’, na la të kuptojmë se ka ngelur e zhgënjyer nga ky festival.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për këtë Festival të Këngës në RTSH.
Reagimi më i fundit vjen nga regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila shprehet e lumtur që Elvana nuk fitoi.
Sipas Doresit, këngëtarja i kurseu vetes disa statuse dhe komente, të cilat lidhen me të fejuarin e saj Ervin Mata si: ‘E fitoi nga ‘bosi’, apo ‘boli’.
Statusi i plotë:
Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana.
Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.
E fitoj se ka “bosin”.
Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.
Tallava.
Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës.
Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë.
Një analizë profesionale.
Një analizë pa mllefe.
Një analizë bindëse.
Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .
Statuse e komente pa fund.
Ngatërrohen shijet me mendimet.
U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne.
Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente.
Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani