Ditën e sotme është njoftuar se një zjarr ka përfshirë zyrat e Kadastrës në Fier. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës. Flakët janë vendosur nën kontroll pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.
Nuk ka të dhëna nëse zjarri ka dëmtuar ose jo dokumente, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.