Arilena Ara fiton Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, publiku thërret në kor emrin e saj

    0
    303

    Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.

    Këngëtarja e talentuar ka rrëmbyer çmimin e parë me këngën ‘Shaj’, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

    Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovizion.

    Jo vetëm një herë gjatë natës së fundit, publiku ka thirrur emrin e saj duke u ngritur më këmbë, ashtu si edhe në momentin kur u shpall fituese, spektatorët shpërthyen në thirrje e duartrokitje.

    Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën e saj ‘Me tana’.

    Përveç artistëve të njohur të skenës shqiptare, kanë konkuruar edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent show-ve të ndryshme.

    Një prej tyre është edhe 16-vjeçarja Sara, e cila ka arritur të marrë çmimin e tretë me këngën ‘Ajër’.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here