Disa oficere të policisë kufitare në Ukrainë e kanë “djegur” duke kërcyer këngën e Koreanit Psy “Gentlemen” në një prej dhomave të repartit.Ato ishin gjysmë të zhveshura ndërkohë që një person tjetër i regjistronte me video, e cila bëri xhiron e rrjetit për pak orë.
Oficeret po shijonin ditën e tyre të pushimit duke organizuar një festë në repartin ushtarak në fshatin Orshanets në rajonin e Cherkasy.Po kjo video ka shkaktuar dhe reagimin e shumë personave të cilët kritikojnë forcat ushtarake të Ukrainës duke kërkuar dhe shkarkimin e tyre.
Një rast thuajse i ngjashëm ndodhi në Janar të 2019-ës në Rusi ku disa student të aviacionit postuan disa video të tyre duke festuar.
Por kjo i ka kushtuar pezullimin nga instituti për sjellje të pahijshme.