Vrau të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij, dalin detajet e rënda se çfarë ndodhi dje në Patos dhe si tentoi të arratisej polici i burgut pas ekzekutimit të dy të rinjve (FOTO)

0
483

Pas një shkëmbimi me armë zjarri dy persona mbetën të vdekur dje në Patos të Fierit. Njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Fierit.

Pas ngjarjes, Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u kap pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Sipas informacioneve nga Policia e Fierit, i vdekur në vend mbeti shtetasi Elis Kapaj, 22 vjeç, dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Patos. Ndërsa personi i dyshuar që qëlloi për vdekje është shtetasi Martin Skendaj, 22 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.

Sipas burimeve nga uniformat blu, mësohet se viktimat Elis Kapaj nga fshati Kashisht i Fierit dhe Manol Rrapaj nga fshati Kuqa i Patosit kanë pasur konflikt herë pas here, i cili ka nisur një vit më parë.

Shkaku sërish ishte lidhja e motrës së autorit me viktimën Manol Rrapaj. Po ashtu, familja e Manolit dhe Martinit janë fqinj me njëri-tjetrin. Të rinjtë kanë pasur një histori dashurie, të cilën familja e vajzës nuk e ka pranuar. Mësohet se vajza e familjes Skendaj është e divorcuar nga martesa e parë dhe dyshohet se divorci ka ardhur pikërisht për këtë lidhje mes saj dhe Rrapajt.

Duke mos e pranuar këtë fakt, Martin Skendaj i ka thënë disa herë Manol Rrapajt që të heqë dorë nga lidhja me motrën e tij.

Nga sherri në fshat dyshohet se gardiani Martin Skendaj kishte marrë shumë dëmtime në kokë e trup dhe ka qenë i detyruar të shkojë për të marrë mjekim në spital, por dy të rinjtë (shokë të ngushtë me njëri-tjetrin) duket se nuk janë mjaftuar me aq.

Ata i kanë zënë pritë dhe sapo Skendaj ka hyrë në spital, kanë nisur ta qëllojnë me grushte dhe mjete të forta. Në sherr e sipër, i pamundur për t’u bërë ballë goditjeve, 22-vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe u ka bërë thirrje të largohen, por ata nuk kanë pranuar të heqin dorë.

Ai i ka qëlluar dhe është përpjekur të dalë nga spitali. I plagosur rëndë dhe me dëmtime të shumta në trup, Martin Skendaj nuk ka mundur të largohet shumë dhe Policia e ka arrestuar. Pas ngjarjes, Policia ka bërë shoqërimin e motrës së autorit, e cila është pyetur rreth konflikteve që ka pasur vëllai i saj me dy viktimat. Po ashtu, dëshmia u është marrë edhe familjarëve të dy viktimave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here