Mëngjesin e sotëm u raportua nga policia se një shpërthim i fortë më eksploziv ishte vënë pranë banesë së shtetasit Jetnor Devolli në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi”.
Mirëpo familja Devolli ka reaguar për mediat duke treguar se nuk bëhet fjalë për shpërthim me tritol, por ka shpërthyer dushi, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
“Ka shpërthyer kazani i dushit. Erdhi policia, bëri verifikimet e veta. Ka pasur dëme të mëdha në mure, derë. Fëmijët për fat ishin në një dhomë këtu poshtë”, tha kryefamiljari.


