S’ka marrëveshje, VV refuzon ofertën e fundit të LDK

0
325

Lëvizja Vetëvendosje raportohet se ka refuzuar edhe ofertën e sotme të Lidhjes Demokratike të Kosovës per koalicion.Në takimin që përfundoi para pak minutash, kryetari i LDK, Isa Mustafa, shpalosi një ofertë për Lëvizjen Vetëvendosje.

 Burime të Gazeta Blic, brenda takimit, kanë bërë me dije, që Mustafa, i ka thënë Kurtit, se mund të ketë marrëveshje, vetëm në qoftëse presidenti i takon LDK dhe në momentin kur të zgjidhet ky post, LDK t’i kthejë VV një nga ministrite. Por, që këtë ofertë e ka refuzuar kreu i VV, Albin Kurti.“Ende aty jemi të bllokuar, te cështja e presidentit. Isa e dha propozimin që kur ta merr LDK presidentit, i kthehet një ministri VV-së, pra bëhen 6 me 4. Por, që s’ka pajtim ende nga VV për këtë ofertë”, i ka thënë burimi Gazetës Blic. Gazeta Blic raportoi më herët lidhur me këtë ofertë, duke thënë se Isa Mustafa i ka shkuar në takim Albin Kurtit, me idenë që pas zgjidhjes së postit të presidentit, të ndahen ministritë katër për LDK dhe gjashtë për Vetëvendosjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here