334 persona jaanë arrestuar në atë që konsiderohet operacioni më i madh i realizuar prej vitesh ndaj grupit më të madh mafioz me bazë në Itali, Ndrangheta. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se arrestimet janë kryer kryesisht në rajonet veriore të Italisë, përfshirë Veneton, Lombardinë dhe Toskanën.
Një ish deputet i partisë së Berlusconit, dhe kreu i shoqatës së kryetarëve të Kalabrisë kanë përfunduar në pranga. Porkurori i Catanzos, Nicola Gratteri në një deklaratë për mediat tha se kjo është goditja më e madhe që i bëhet këtij grupi mafioz, me të arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari.
Operacioni kishte në shënjestër 416 persona, anëtarë të fiseve të Ndranghetës, si Vibo Valentia, Mancuso di Limbardi dhe Lo Boanco-Barba.
Janë sekuestruar prona me vlerë prej 15 milionë eurosh, ndërsa bëhet me dije se 70 nga të ndaluarit por mbahen në arrest shtëpiak.
Të arrestuarit përfshijnë Giancarlo Pittelli, një avokat i njohur ish deputet dhe senator nga partia e ish-kryeministrit Berlusconi, Forza Italia. U arrestuan gjithashtu avokatë, bankierë, financierë dhe zyrtarë të tjerë.
Dyshohet se Pittelii i ndihmoi kriminelët që të krijonin lidhje dhe afera korruptive mes politikanëve, dhe personave të tjerë të fuqishëm nga fusha e biznesit. Pittelli, 66 vjeç, i ka informuar vazhdimisht kriminelët për pasuritë dhe marrëdhëniet mes figurave të larta të politikës italiane, botës së biznesit etj.
Prokuri Gratteri tha se mafia ka depërtuar deri tek administrate publike dhe brenda organeve të shtetit.
Të dyshuarit përballen me akuza përfshirë aktivitete kriminale, vrasje, zhvatje dhe pastrim parash përmes blerjes së bizneseve si hotele, bare dhe restorante.Thuhet se ata kanë blerë toka, makina luksoze dhe dyqane këpucësh kryesisht në kryeqytetin Romë, e deri tek ofrimet e shërbimeve funerale.
Disa nga bizneset e Ndranghetas të përdorura për të pastruar paratë ishin regjistruar në Britani.
Në Dhjetor 2018, autoritetet e Bashkimit Evropian njoftuan arrestimin e rreth 90 personave të dyshuar si pjesë e mafias ‘Ndrangheta ’në gjashtë vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut