E vrau me mjete prerëse dhe i vuri zjarrin, kush është 18-vjeçari me precedent penal që dyshohet për kryerjen e krimit, çfarë ishin autori dhe viktima dhe motivi i ngjarjes?

0
304

Policia e Korçës ka vënë në pra-nga autorin e dyshuar të ngjarjes në fshatin Mborje. Policia ka arrestuar Devis Hotin, 18 vjeç i cili dyshohet se ka vrarë Flamur Ducin pas një sherri në dyqanin e këtij të fundit.

Viktima dhe autori ishin komshinj me njeri-tjetrin. Adoleshenti kishte qenë i dënuar edhe më parë për një kr-im të ngjashëm.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Hoti ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë godinës së biznesit të tij. Sipas dëshmitarëve, Duçi u gjet i therur me thika dhe me shenja djegieje në kokë.

Dyshohet se pasi e vrau, i riu ka tentuar të djegë trupin e viktimës.

Ka dyshime se sherri mes tyre ka nisur për një femër. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe pista e një sherri të çastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here