Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali, helikopteri i qëndron para shtëpisë, efektivët i vënë prangat në gjumë (DETAJE)

0
332

Karabinierët e Bolonjës kanë arrestuar një 35 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande kriminale, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në maj të 2018-ës. Në të njëjtën kohën është shpallur në kërkim edhe një 49 vjeçar italian, pronar i shtëpisë ku fshihej shqiptari.

Operacioni i koduar ‘Objektivi Santa Rita’, kishte filluar që në shtator të vitit 2015, dhe pas një vale të gjatë arrestimesh, u finalizua edhe me vënien pas prangave të shqiptarit.

Sipas informacioneve të policisë shqiptari fshihej në kodrat e San Leo-s.

Arrestimi i tij u bë i mundur, nga ajri përmes një helikopteri, si një mënyrë sigurie për të bllokuar të gjitha opsionet e tij për tu arratisur. Efektivët e policisë hynë brenda banesës ku ai fshihej, në orët e para të mëngjesit dhe 35-vjeçari ishte ende në gjumë.

Nga kontrolli fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 26 gr kokainë, një peshore elektronike, një kartë identiteti dhe një patentë false të autorizuar nga autoritetet greke

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here